John Hunter: Teaching with the World Peace Game



Translator: Jeta Rudi
Reviewer: Helena Bedalli Jam shumë me fat që jam këtu. Ndjehem shumë fatlum. Më ka bërë shumë përshtypje mirësia që më është shprehur. E telefonova gruan time Leslie, dhe i thashë: "E di, ka kaq shumë njerëz të mirë duke u munduar të bëjnë gjëra të mira. Ndjehem sikur të kem ardhur te një grup engjujsh." Është një ndjenjë e vërtetë. Por, më lejoni të kaloj te fjalim meqenëse po e vërej që koha po ikën. Unë jam mësues në një shkollë publike, dhe dua të iu tregoj një histori në lidhje me drejtoreshën time. Quhet Pam Moran në qarkun Albemarle të shtetit Virxhinia, në kodrinat e maleve "Blue Ridge". Ajo është drejtoreshë që e përdorë jashtëzakonisht shumë teknologjinë. Ajo përdorë tabela elektronike, shkruan në faqen e saj të internetit, përdorë Twitter, përdorë Facebook-un, pra ajo përdorë shumë teknologjinë. Ajo është udhëheqëse edhe në teknologji edhe në mësimdhënie. Por në zyrën e saj, ka një tavolinë kuzhine të bërë nga druri, të dëmtuar nga moti, që po i hiqet ngjyra e gjelbërt, dhe që s'është shumë stabile. Dhe unë i thashë: "Pam, ti je person kaq modern. Pse ke këtë tavolinë të vjetër në zyren tënde?" Ajo më tha: "E di, jam rritur në jug-perëndim të Virxhinas, pranë minierave të qymyrit, në tokat bujqësore të pjesës rurale të Virxhinias, dhe kjo tavolinë ishte në kuzhinën e gjyshit tim. Dhe kur ne ktheheshim nga lojërat, dhe ai kthehej nga lërimi dhe puna, ne të gjithë uleshim rreth kësaj tavoline çdo natë. Dhe derisa rritesha, rreth kësaj tavoline, dëgjova aq shumë dituri, aq shumë mprehtësi dhe njohuri, që fillova ta quaja tavolina e njohurisë. Dhe kur gjyshi më vdiq, mora këtë tavolinë dhe e solla në zyrën time, dhe ma kujton atë. Më përkujton ato që ndodhin rreth hapësirave të zbrazëta nganjëherë." Projekti për të cilin do t'ju flas quhet: "Loja e Paqes në botë", dhe në thelb është po ashtu një hapësirë e zbrazët. Do të doja të mendoja që është sikurse një tavolinë njohurie e shekullit XXI. Gjithçka filloi në vitin 1977. Isha djalë i ri, dhe sa vijoja studimet universitare, sa i lija. Prindërit e mi ishin shumë të durueshëm, por po banoja përkohësisht në Indi teksa po bëja kërkim mistik. Më kujtohet hera e fundit kur u ktheva nga India në rroben time të bardhë të gjatë me një mjekër të gjatë dhe me syze të stilit "John Lennon", dhe i thashë babait tim: "Babi, besoj që kam gjetur ndriçim shpirtëror." Dhe ai më tha: "Paj, të ka mbetur vetëm edhe një gjë pa e gjetur." Unë iu përgjigja: "Çfarë, babi?" "Punë." (Të qeshura) Dhe m'u lutën të vijoja studimet në cilëndo degë. Kështu që unë i vijova studimet në degën e edukimit. Ishte program në edukimin eksperimental. Mund të kishte qenë stomatologji, por kishte fjalën "eksperimental" në të (emri i lëmisë), ndaj për atë e zgjodha. Pastaj shkova në një intervistë pune në Shkollat Publike të Richmond-it në Virxhina, është kryeqyteti i Virxhinias, bleva kostum tri pjesësh – lëshimi im ndaj traditës — por mbajta mjekrrën e gjatë, flokët natyral dhe këpucët e larta – meqë ishin vitet e '70ta. Kështu shkova në intervistë, dhe u ula e më intervistuan. Dhe si duket iu duheshin shumë mësuesit ngase mbikqyrësja ime, quhej Anna Aro, më tha që më ofronte punë për të punuar me nxënësit e talentuar. U trondita dhe u habita jashtë mase, u zgjova në këmbë dhe thashë: "Epo, të faleminderit, por çfarë saktësisht më duhet të bëj?" (Të qeshura) Në atë kohë, programet për nxënësit me talent të jashtëzakonshëm s'kishin marrë ende shumë hov. S'kishte ende aq shumë materiale apo gjëra për të përdorur. Dhe thashë: "Çfarë të bëj?" Përgjigjia e saj më tronditi. Më habiti. Përgjigjia e saj vendosi shabllonin për gjithë karrierën time që do të pasonte. Ajo tha: "Çfarë dëshiron të bësh?" Dhe ajo pyetje e pastroi hapësirën. Nuk kishte kurrfarë udhëzime në lidhje me programin, asnjë manual për të ndjekur, nuk kishte kurrfarë norma në programin e edukimit për nxënës të talentuar në atë mënyrë. Dhe ajo pastroi atë lloj hapësire që unë u përpoqa qysh në atë kohë e tutje të pastroj hapësirën për nxënësit e mi, hapësirën e zbrazur në mënyrë që ata të mund të krijonin dhe të arrinin domethënie nga ajo që kuptonin vetë. Kjo ndodhi më 1978, dhe unë dhashë mësim për shumë vite më pas, dhe një mik i imi më prezentoi me një djalosh të ri – prodhues filmash. Quhet Chris Farina. Chris Farina është këtu sot dhe ka mbuluar shpenzimet e veta. Chris, a mund të ngritesh në këmbë në mënyrë që të të shohin, një person i ri, prodhues largpamës i filmave, i cili e ka bërë një film. (Duartrokitje) Filmi titullohet: "Paqja në botë dhe arritje të tjera të klasës së katërt." Ai më propozoi filmin – titulli është shumë i mirë. Ai më propozoi filmin, dhe i thashë: "Po, mbase mund të shfaqet në stacionet televizive lokale, dhe mund t'i përshëndesim miqtë tanë." Por në fakt filmi është shfaqur nëpër shumë vende. Tani ende ka borxhe, por Chris ia ka dalë disi, me anë të sakrificës së tij individuale, që ta shprëndajë këtë film. Kështu që e bëmë një film dhe është shumë më tepër sesa një histori në lidhje me mua, më shumë se sa një histori për një mësues. Është një histori që është testament i mësimdhënies dhe i mësuesve. Dhe është një gjë e bukur. Gjëja e çuditshme është që, kur e shikoj filmin — kam ndjesinë e mbinatyrore që e shoh atë — pashë veten tek zhdukesha në kuptimin e plotë të fjalës. Ajo që pashë ishte mësuesit e mi që shfaqeshin përmes meje. Pashë buzëqeshjen ironike poshtë mustaqeve të mësuesit tim të gjeometrisë në shkollë të mesme, Zt. Rucell. Ajo është buzëqeshja që përdori edhe unë – buzëqeshja e tij. Pashë sytë që shëndrisnin të Jan Polot. Dhe nuk po shëndrisnin nga zemërimi, po shëndrisnin nga dashuria, dashuria e thellë për nxënësit e saj. Edhe unë kam atë lloj ndriçimi nganjëherë. Pashë Znjsh. Ethel J. Banks e cila mbathte margaritarë dhe këpucë me taka të larta secilën ditë në shkollë fillore. E dini, ajo kishte atë shikimin e mësueseve të moshuara. E dini për se e kam fjalën. (Të qeshura) "Dhe as që po flas për ju nga pas, ngase kam sy edhe në anën e pasme të kokës." (Të qeshura) E keni parasysh atë mësuese? Unë nuk përdora atë vështrim shumë shpesh, por po e kisha në kutinë time të aftësive. Dhe Znjsh. Banks ishte një këshilltare e mrekullueshme për mua. Dhe pastaj pashë vetë prindërit e mi – mësuesit e mi të parë. Babai im – një krijues dhe person që logjikonte në bazë të hapësirës (gjeografisë). Ai është vëllai im Malcolm, aty në të djathtë. Dhe nëna ime, e cila më mësoi në klasën e katërt në shkollat e ndara në Virxhinia, e cila ishte frymëzimi im. Dhe në të vërtetë ndjehem sikur, kur e shoh filmin, kam një gjestikulacion sikurse ajo, kështu, ndjehem sikur të isha vazhdimësi e gjestikulacionit të saj. Jam një nga gjestet e saj të mësimdhënies. Dhe gjëja e bukur ishte që i dhashë mësim vajzës sime Madeline kur ajo ishte në shkollë fillore. Ndaj ai gjesti i nënës sime vazhdon me gjenerata. Është një ndjesi e mahnitshme fakti që kam këtë prejardhje. Ndaj jam këtu duke qëndruar në krahët e shumë njerëzve. Nuk jam këtu vetëm. Ka shumë njerëz në këtë skenë tani. Dhe kjo është Loja e Paqes Botërore për të cilën dua t'iu flas. Filloi si vijon: është një tabelë druri 1,2 metra e gjërë e 1,5 metra e gjatë në një shkollë në zonën urbane, më 1978. Po përgatisja një mësim për nxënësit në lidhje me Afrikën. I vendosëm të gjitha problemet e botës aty, dhe mendova: "t'i lejojmë që ata t'i zgjidhin". Nuk desha të ligjëroja apo vetëm të lexonim. Desha që të zhyten dhe të mësojnë ndjenjën e të mësuarit përmes trupave të tyre. Kështu që mendova, atyre iu pëlqen të luajnë lojëra. Do të bëj diçka, nuk thashë "ndërvepruese", ngaqë ende s'e kishim këtë shprehje në vitin 1978, por diçka ndërvepruese. Kështu e bëmë lojën, dhe qysh atëherë ka evoluar në një strukturë plastike të tejdukshme me dimensione 1,2 metra në tri anët. Dhe ka katër shtresa plastike. Ka një shtresë nga jashtë me vrima të zeza dhe satelitë me satelitë kërkues dhe mjete për nxjerrje mineralesh nga asteroidët. Ka një nivel për ajrin dhe hapësirën me re që janë copëza pambuku të cilat i lëvizim dhe hapësira ajërore dhe forca ajërore, pastaj nivele tokësore dhe detare me mijëra copëza lodrash në të, ka bile edhe nivel nën-detar me nëndetëse dhe mjete për nxjerrje mineralesh nga deti. Ka katër shtete në tabelë. Fëmijët iu kanë vënë emrat shteteve, disa nga to janë të pasura e disa të varfura. Ata secila kanë pasuri të ndryshme tregtare dhe ushtarake. Dhe secili shtet ka nga një kabinet qeveritar. Kanë Kryeministër, Sekretar të Shtetit, Ministër të Mbrojtjes, Zyrtar të Financave dhe Auditor. Unë zgjedhi Kryeministrin duke u bazuar në marëdhënien time me ta. Unë iu ofroj punën, ata mund edhe ta refuzojnë, nëse pranojnë e zgjedhin kabinetin e tyre qeveritar. Ka edhe Bankë Botërore, shitës armësh, si dhe Organizatë të Kombeve të Bashkuara. Ka edhe një Perëndeshë të Motit e cila e kontrollon një treg të rastësishëm të aksioneve si dhe motin. (Të qeshura) Kjo nuk është e gjitha. Ka edhe një dokument me 13 faqe në lidhje me krizat me 50 probleme të ndërlidhura. Në mënyrë që nëse një gjë ndryshon, çdo gjë tjetër ndryshon. Unë i gjuaj ato në këtë matricë të ndërlikuar, dhe ata më besojnë ngase ne kemi një marëdhënie të thellë e të pasur. Kështu, me gjithë këto kriza, kemi pra, pa të shikojmë, tensione etnike dhe me minoritetet ; kemi derdhje të kemikaleve dhe substancave bërthamore, shprëndarje të materialeve bërthamore. Pastaj ka derdhje të naftës, katastrofa të ambientit, konflikte në lidhje me të drejtat ndaj ujërave, republika që shkëputen, uri, specie të rrezikuara, si dhe ngrohje globale. Nëse Al Gore është këtu, do t'i dërgoj nxënësit e mi të klasës së katërt nga shkollat "Agnor-Hurt" dhe "Venable" tek ju ngase kanë zgjidhur problemin e ngrohjes globale për një javë. (Të qeshura) (Duartrokitje) Dhe e kanë bërë këtë disa herë. (Të qeshura) Po ashtu kam në lojë një sabotator, një fëmijë, që është ngatërrestar, dhe e kam vendosur edhe ngatërrestarin aty ngase ata, në pamje të jashtme, po përpiqen të shpëtojnë botën si dhe pozitën e tyre në lojë. Por ata po ashtu përpiqen të pengojnë çdo gjë në lojë. Dhe e bëjnë këtë në mënyrë të fshehtë përmes informacionit jokorrekt, paqartësisë dhe informatave të parëndësishme, duke u munduar të bëjnë secilin të mendojë më thellë. Ngatërrestari është aty, dhe ne po ashtu lexojmë nga libri "Arti i Luftës" të autorit Sun Tzu. Nxënësit e klasës së katërt, nëntë vjeçarët, e kuptojnë atë, dhe ata e përdorin atë (librin) që të kuptojnë se si të mos ndjekin, edhe pse në fillim ata ndjekin, rrugët drejt fuqisë dhe shkatërrimit, rrugën drejt luftës. Ata mësojnë se si të mos vënë re reagimet shkurt-pamëse si dhe të menduarit në mënyrë të rrëmbyer, se si të mendojnë në aspektin afat-gjatë dhe në mënyrë të logjikshme. Stewart Brand është këtu, dhe një nga idetë për këtë lojë erdhi nga ai nga një artikull i tij botuar në "CoEvolution Quarterly" në lidhje me forcën paqësore. Dhe në lojë, nganjëherë nxënësit në fakt formojnë një forcë paqësore. Unë vetëm shikoj orën. Unë jam aty vetëm për të qartësuar gjërat, jam veçse moderator. Nxënësit e udhëheqin lojën. Unë nuk mund të bëj kurrfarë politike pasi që ata të fillojnë lojën. Kështu që, dëshiroj të ndaj me ju këtë… (Video) Djali: Loja e Paqes Botërore është serioze. Të mëson se si të kujdesesh për botën. Shikoni, Zt. Hunter po e bën atë ngase ai thotë që në kohën e tij gjërat janë përkeqësuar shumë, dhe po mundohet të na tregojë se si të rregullojmë atë problem. John Hunter: Ju kam ofruar… (Duartrokitje) Në fakt, nuk iu tregoj dot asgjë ngase nuk e di përgjigjen. Dhe e pranoj të vërtetën qysh në fillim, ju them: nuk e di. Dhe meqenëse unë nuk di, ju duhet të gjeni përgjigjen. Po ashtu edhe iu kërkoj falje. Ju them: "Më vie keq djem e vajza, por e vërteta është ju kemi lënë botën në një situatë kaq të tmerrshme dhe shpresojmë që të mund ta rregulloni për ne, dhe mbase kjo lojë mund të ju ndihmojë të mësoni se si ta rregulloni." Është një kërkim falje e sinqertë, dhe ata e marrin shumë seriozisht. Tani, me siguri ju po mendoni se si duket kjo gjë kaq komplekse. Kur të fillojë loja, duket kështu. (Video) JH: Në rregull, po fillojmë negociatat tani. Filloni. (Biseda) JH: Pyetja ime për ju është – kush e kryeson këtë klasë? Është një pyetje serioze: kush në të vërtetë është në krye? Kam mësuar të heq dorë nga kontrolli në klasë dhe t'iu a lë atë nxënësve. Ka një besim dhe mirëkuptim si dhe dedikim ndaj një ideali që thjeshtë nuk më duhet të bëj atë që pata menduar që më duhet të bëj si një mësues fillestar: të kontrolloj secilën bisedë dhe secilën përgjigje në klasë. Është e pamundur. Mençuria e tyre kolektive është shumë më e madhe se e imja, dhe unë e pranoj këtë në mënyrë të hapur. Kështu që, do të ndaj me ju disa histori shumë shpejtë në lidhje me disa gjëra magjepëse që kanë ngjarë. Në këtë lojë, kemi pasur një vajzë të vogël, dhe ajo ishte Ministre e Mrojtjes të shtetit më të varfër. Dhe si Ministre e Mbrojtjes ajo kishte trupat me tanke, forcat ajrore, e kështu me radhë. Dhe ajo ishte fqinje me një shtet shumë të pasur si dhe me pasuri të naftës. Pa asnjë provokim, pa pritur ajo sulmoi fushat e naftës të shtetit fqinj, përkundër urdhërave të Kryeministrit të saj. Ajo marshoi tek fusha e rezervave të naftës, e rrethoi, pa gjuajtur fare, e siguroi dhe e mbajti. Dhe shteti fqinj nuk mund të bënte kurrfarë veprimi ushtarak ngase furnizimi i tyre me naftë ishte i mbyllur. Ne të gjithë ishim shumë të zemëruar me të: "Pse po e bën këtë? Kjo është Loja e Paqes Botërore. Çka s'është në rregull me ty?" (Të qeshura) Kjo ishte një vajzë e vogël, dhe edhe pse nëntë vjeç, i mbajti copëzat e saj dhe tha: "Unë e di se çka po bëj." Shoqeve të saj u tha këtë. Ka një thyerje këtu. Dhe me këtë ne mësuam, që s'duhet asnjëherë të kalosh një vajzë nëntë vjeç me tanke. (Të qeshura) Ato janë kundërshtaret më të rrepta. Dhe ne ishim shumë të mërzitur. Mendova që po dështoja si mësues. Pse po e bënte një gjë të tillë? Por pas disa ditësh të lojës ne mësuam – dhe ka rradhë kur ne i tërheqim negociatat nga një ekip – në fakt ka një periudhë për negociata për secilin ekip, dhe secili ekip ka radhën e tij, dhe pastaj iu kthehemi përsëri negociatave, dhe kështu me radhë, kështu që secila rradhë e negociata është një ditë loje. Pra pas disa ditëve të lojes ne kuptuam që ky shtet i madh pa planifikonte një sulm ushtarak për të dominuar të gjithë botën. Po të kishin pasur furnizimet me naftë, do ta kishin bërë atë. Ajo ishte në gjendje të shikonte vektorët, tendencat dhe qëllimet shumë kohë më parë se ne dhe të kuptonte se çfarë do të ndodhte dhe mori një vendim filosofik që të sulmonte, në një lojë paqeje. Pra ajo përdori një luftë të vogël për të shmangur një luftë të madhe, kështu që ne ndaluam dhe patëm një diskutim të mirë filosofik në lidhje me atë se a ishte kjo lëvizje e drejtë, e drejtë me kushte, apo jo e drejtë. Kjo është mënyra e të menduarit në të cilën i shtyejmë, në këto lloj situatash. Nuk do të mund ta dizajnoja një gjë të tillë në mësimdhënie. Erdhi vetvetiu nga mençuria e tyre kolektive. (Duartrokitje) Një tjetër shembull, një gjë e bukur ngjau. Kemi një letër një lojë. Nëse je komandant ushtarak dhe i udhëheqë trupat në luftë, ato lodrat e vogla të plastikës në tabelë – dhe nëse i humbë ato, unë vendosi një letër. Të duhet të iu shkruash një letër prindërve të tyre – prindërve imagjinarë to trupave imagjinare, për të iu shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe për t'iu shprehur ngushëllime. Në këtë mënyrë të duhet të mendosh pak më thellë përpara se të nisesh për në luftë. Kështu që na doli një situatë e tillë, verën e kaluar, tek shkolla "Agnor-Hurt" në rrethin "Albemarle" dhe një nga komandantët ushtarak u ngrit të lexonte letrën dhe një nga fëmijët tjerë tha: "Zt. Hunter, le të pyesim – ka një prind aty." Një prind kishte ardhur për vizitë atë ditë, ishte e ulur në fund të dhomës. "Le ta pyesim atë nënën aty që ta lexojë letrën. Do të jetë më afër realitetit po e lexoi ajo." Dhe ashtu bëmë, e pyetëm nëse mund ta lexonte letrën dhe ajo pranoi. "Gjithsesi" – tha, dhe vazhdoi me leximin. Lexoi një fjali. Lexoi fjalinë e dytë. Në fjalinë e tretë sytë iu mbushën lotë. Edhe mua sytë m'u mbushën me lotë. Secili kuptoi që kur humbasim dikë, fituesit nuk gëzohen. Të gjithë humbasim. Ishte një ndodhi e mahnitshme dhe një mirëkuptim i mahnitshëm. Do ju tregoj se çfarë thotë miku im Davidi në lidhje me këtë. Ai ka qenë në shumë beteja. (Video) David: Kemi pasur mjaft sulme ndaj njerëzve. Po mendoj, kemi qenë me fat shumicën e kohës. Por tani ndjehem shumë çuditshëm sepse po jetoj atë që ka thënë Sun Tzu një javë. Një javë ka thënë ai: "Ata që shkojnë në betejë dhe fitojnë dëshirojnë të kthehen prapë aty, dhe ata që humbasin në betejë duan të kthehen në mënyrë që të fitojnë." Kështu që unë kam fituar beteja, ndaj po kthehem që të shkoj në beteja tjera. Dhe mendoj që është disi e çuditshme të përjetoj atë që ka thënë Sun Tzu. JH: Rrënqethem sa herë që shikoj këtë. Kjo pra është lloji i angazhimit që dëshiron që të ndodhë. Dhe unë nuk mundem dot të dizajnoj atë, nuk mund ta planifikoj atë, dhe as që mund ta testoj. Por është vlerësim i vetëkuptueshëm. Ne e dimë që është vlerësim autentik i të nxënit. Ne kemi shumë të dhëna, por mendoj që nganjëherë shkojmë përtej të dhënave me të vërtetën reale të asaj që po ngjanë. Do ta ndajë edhe një histori të tretë. Kjo ka të bën me shokun tim Brennan. Ne patëm luajtur lojën një sesion pas orarit të shkollës për shumë javë, për rreth shtatë javë, dhe patëm zgjidhur krejt 50 krizat e ndërlidhura. Mënyra se si të fitohet loja është kur krejt 50 problemet të jenë zgjidhur dhe vlera e pasurisë së secilit shtet duhet të rritet mbi atë që është në fillim të lojës. Disa janë të varfër, disa janë të pasur. Ka miliarda. Presidenti i Bankës Botërore një herë ishte një nxënës në klasë të tretë. Ai tha: "Sa zero ka në një trilionë? Më duhet ta llogaris menjëherë." Por ai po vendoste mbi politikat fiskale në atë lojë për nxënësit e shkollës së mesme që po luanin me të. Kështu që ekipi që ishte më i varfuri u bë edhe më i varfër. Nuk kishte se si të fitonin. Dhe ora ishte gati katër, pra koha për të përfunduar – kishte mbetur vetëm edhe një minutë – dhe dëshpërimi u shprënda nëpër dhomë. Mendova me vete – po dështoj si mësues. Duhet ta kisha bërë në një mënyrë të tillë që të fitonin. Nuk do të duhej të dështonin kështu. Unë kam dështuar. Po ndihesha shumë i mërzitur dhe demoralizuar. Dhe pa pritmas, Brennan erdhi te karriga ime dhe ai mori zilen, me të cilën sinjalizoj ndryshime apo ritaime të këshillit të ministrave, dhe ai shkoi te karriga e tij dhe e cingërroi zilen. Të gjithë vrapuan te karriga e tij: kishte bërtima, kishte piskamë, tundje të dosjeve. Atyre u jipen dosje me dokumente sekrete. Ata po bënin gjeste, po vraponin përrreth. Nuk dija se çka po bënin, kisha humbur kontrollë të klasës. Po të hyn drejtori, më qet nga puna. Prindërit po shikonin nga dritaret. Pastaj Brennan vrapon te karriga e tij. Secili ulet në vendin e vet. Ai i bie ziles përsëri, dhe thotë: "Ne kemi" – kishin mbetur edhe 12 sekonda – "Ne, të gjitha shtetet, kemi mbledhur krejt fondet bashkë. Dhe kemi 600 miliardë dollarë. Do t'iu japim këto si donacion këtij shteti të varfër. Dhe nëse ata e pranojnë, kjo do të ngrisë vlerën e pasurisë së tyre dhe ne mund të fitojmë lojën. A pranoni?" Kishin mbetur edhe tre sekonda. Të gjithë po shikonin drejt Kryeministrit të atij shteti, dhe ai tha: "Po." Dhe loja u fitua. Dhembshuria spontane e cila nuk mund të planifikohej, që ishte e papritur dhe e paplanifikuar. Secila lojë që e luajmë është ndryshe. Disa lojëra kanë të bëjnë më shumë me çështje shoqërore, të tjerat me ato ekonomike. Disa kanë të bëjnë me luftëra. Por unë nuk përpiqem të ju mohoj realitetin e të qenurit qënie njerëzore. Ju lejoj që të shkojnë atje dhe, përmes përvojës së tyre, të mësojnë, në mënyrë të ftohtë, se si të mos e bëjnë atë që e konsiderojnë të jetë diçka e keqe. Dhe ata e kuptojnë se çka është e drejtë në mënyrën e tyre, vetë. Kështu që në këtë lojë, kam mësuar aq shumë prej saj, por do të thoja që nëse ata do të mund të mësonin mendimin kritik apo mendimin kreativ nga kjo lojë dhe të nxjerrin diçka të mirë për botën, mund të na shpëtojnë neve të gjithëve. Sikur të ndodhte… Në emër të të gjithë mësuesve të mi në krahët e të cilëve qëndroj, ju faleminderit! Ju faleminderit! Ju faleminderit! (Duartrokitje)

31 thoughts on “John Hunter: Teaching with the World Peace Game”

  1. This guy is so smart! He has the power to change the world. I wish there were more people in the world like him! maybe we could solve world peace. I loved it when i played the World Peace Game, Thank you!

  2. Thank You, Mr. John Hunter … for caring so much to take the time to come up with such a game. I will look into this much more. Have you heard of, "World Beyond War"??? The world needs folks who understand that this sort of program needs to be everywhere. Love & Peace to All

  3. "…children should be conscious that man is one family, the world is our common homeland and that a system of international governance is indispensable for world stability and world peace." – Baha'i Thought

  4. A truly immersive learning experience and showcase of fantastic facilitation skills.
    The game itself is extraordinary! I need my children to play this game. I think ALL children should play this game. I think adults should be exposed to this game – perhaps by watching children play it. We would all be better for it.

  5. When people I meet start talking about speeches, this is the first one I respond with. John has such an incredible respect for things that we take for granted. I've worked with dozens of community builders and they're always taken aback that a handful of then year-olds solved socioeconomic problems that even our peers haven't been able to successfully tackle. I hope, one day, to have John's wisdom and be able to pass on this learning to our next world leaders.

  6. Did you try the best version of Pikachu game like that (have fun and relax):
    https://play.google.com/store/apps/details?id=com.sat.home.game.chukapi

    Homepage: https://play.google.com/store/apps/developer?id=SAT+Global+Studio

  7. Oh shoot, I remember this game. Mr. Hunter was pretty chill. I wonder if he's still at Agnor Hurt. Go gators!

  8. I'm so fortunate to have had him as my 4th and 5th grade teacher. Playing the World Peace Game was amazing, and to this day, I still believe Mr. Hunter is one the best teachers I've ever had.

  9. Take a bow. What an incredible guy :O
    Kids have impeccable logic when you geode them into problems. Sometimes the simplest answer is the best one. I'd love to see this kind of learning in every schools curriculum.

  10. The didactic engagement demonstrated here is nothing short of exceptional.  After rewatching this video, I have concluded this:  We need to provide the students with one additional tool to succeed.  The tool is this:  Power causes fear, anger and apathy.  Care causes contentment, courage and action.  Power is the disease.  Care is the Cure.  Knowing this, EVERY GAME WOULD BE WON EVERY TIME.  Test this.

  11. My geography teacher, has made her own version of this game. She eMailed John Hunter, and he told her he could not tell her the exact rules, but to make her own version and share it with her students. I am a Freshman in high school and love this game.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *